Mbi 8 mijë të vdekur nga koronavirusi në Gjermani

Mbi 8 mijë të vdekur nga koronavirusi në Gjermani

Më shumë se 8000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Gjermani, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve.

Të dhënat e publikuara të martën treguan për 72 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 8,007, sipas Institutit Robert Koch.

Instituti gjithashtu regjistroi një rritje prej 513 infeksionesh të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në më shumë se 175,000.

Bavaria, shteti më i madh federal i Gjermanisë, mbetet zona më e goditur, me 26% të infeksioneve me Covid-19 në vend dhe 29% të vdekjeve të përgjithshme.

Të hënën, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron njoftuan një fond të ri franko-gjerman me vlerë prej 500 miliardë euro si pjesë e planit të rimëkëmbjes të Bashkimit Evropian nga pandemia e koronavirusit, raporton CNN