07:55 / 20.05.2020
Më tepër se 1.5 milionë infeksione me COVID-19 në SHBA
SHBA ka raportuar statistikat e përgjithshme të rasteve me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të paktën 1.527.355 raste të koronavirusit dhe 91.872 vdekje të lidhura me virusin, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.
Të paktën 17.059 raste të reja dhe 1.383 vdekje janë raportuar të martën.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.























