SHBA, rrëzohet një avion F-35, piloti shpëton
BKT
   Bota

SHBA, rrëzohet një avion F-35, piloti shpëton

Ky është avioni i dytë që rrëzohet nga java e kaluar në bazën Eglin në Florida.

Një avion F-35 i forcave ajrore amerikane u rrëzua në rajonin e Floridas të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency.

Baza e Forcave Ajrore Eglin në një kumtesë thekson se avioni i flotës së 58-të u rrëzua në ora 21:30 sipas kohës lokale gjatë një fluturimi rutinë dhe gjatë përpjekjes për të ateruar.

Piloti arriti të katapultohet ndërsa kanë filluar hetimet.

Javën e kaluar u rrëzua një avion F-22 Raptor i cili u nis nga baza e njëjtë.

Vëmendjen e publikut tërheq fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore në të njejtën bazë u rrëzuan dy avionë mjaft të shtrenjtë të forcave amerikane.