Brazili zgjeron përdorimin e ilaçit anti malarie për pacientët me Covid-19
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha se Ministri i përkohshëm i Shëndetësisë Eduardo Pazuello, do të nënshkruante protokollin e ri i cili zgjeron përdorimin e ilaçit anti-malarie të klorokinës së fosfatit te pacientët me Covid-19 të cilët ndodhen në gjendje kritike.
Ky medikament do të përdoret pavarësisht se nuk ka prova se ky medikament ndihmon në trajtimin ose parandalimin e Covid-19.
Ai njoftoi vendimin në të njëjtën ditë që Brazili pa një numër rekord të vdekjeve dhe rasteve të reja.
Në 24 orët e fundit në Brazil u shënuan 1,179 viktima nga Covid-19 dhe u konfirmuan 17,408 raste të reja.
Deri më tani në vend, 17,983 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe 271,885 janë infektuar.
Bolsonaro përmendi gjithashtu se ai mbante një kuti të vogël me klorokin në rast se nëna e tij 93-vjeçare kishte nevojë për të.























