OKB: Miliona afrikanë të kërcënuar nga varfëria ekstreme
Miliona persona mund të zhyten në varfëri ekstreme në Afrikë me pandeminë e COVID-19, nënvizoi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duke bërë thirrje për një solidaritet ndërkombëtar me këtë kontinent.
“Pandemia kërcënon progresin e bërë në Afrikë. Ajo do të të përkeqësojë pabarazitë ekzistuese dhe do të rrisë urinë, kequshqyerjen dhe ndjeshmërinë përballë sëmundjes”, shtoi ai në një deklaratë duke publikuar një studim të OKB-së shoqëruar me rekomandime për kontinentin afrikan.
Duke përshëndetur faktin që Afrika ka reaguar shpejt ndaj pandemisë, kreu i OKB-së vuri në dukje se deri më tani, numri i rasteve të raportuara është më i ulët nga sa i trembeshim.
“Virusi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 2 500 personave në Afrikë”, theksoi ai.
Sipas tij, vendet afrikane duhet të përfitojnë nga e njëjta qasje e shpejtë, e drejtë dhe e përballueshme për të gjitha vaksinat dhe trajtimet e ardhshme, të cilat duhet të konsiderohen si mallra publike globale./atsh/























