Meksikë, shënohen 334 vdekje të reja nga COVID-19
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës thuhet se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 5.666.
Gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë kanë humbur jetën 334 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës thuhet se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 5.666 me 334 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërkohë që me 2.713 raste të reja është rritur në 54.346 numri i rasteve me COVID-19 në vend.
Ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në Meksikë ka arritur në 37.325.
Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.























