Facebook gjobitet për lajme të rreme

Facebook gjobitet për lajme të rreme

Policia kanadeze për Konkurrencën njoftoi gjobitjen me 9,5 milionë dollarë kanadezë (6,2 milionë euro) të rrjetit social, Facebook, për dhënien e informacioneve të rreme ose mashtruese në lidhje me mbrojtjen privatësinë e qytetarëve.

“Një hetim doli në përfundimin se kompania bëri përfaqësime false ose mashtruese në lidhje me privatësinë e kanadezëve në Facebook dhe Messenger”, tha Zyra për Konkurrencën në një deklaratë.

Zyra për Konkurrencën e kritikoi Facebook-un për moskufizimin e ndarjes së informacionit personal të përdoruesve të saj me disa zhvillues të palëve të treta, në mënyrë koherente me deklaratat e veta të privatësisë, midis gushtit 2012 dhe qershorit 2018.

Si pjesë e një zgjidhjeje përpara Gjykatës së Konkurrencës, Facebook ka pranuar ta korrigjojë këtë, veçanërisht në lidhje me masat e vërteta që përdoruesit mund të ndërmarrin për të kufizuar qasjen në llogaritë e tyre.


MË SHUME NGA Tech