Belgjikë, tejkalon 56 mijë numri i rasteve me COVID-19
BKT
   Bota

Belgjikë, tejkalon 56 mijë numri i rasteve me COVID-19

Me 252 raste të reja në 24 orët e fundit në Belgjikë numri i rasteve ka arritur në 56.235, ndërsa me 37 vdekje të reja ka arritur në 9.186 numri i vdekjeve.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në 56.235, pas 252 rasteve të reja të shënuara në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 37 vdekje të reja, transmeton Anadolu Agency.

Qendra belge e Krizave njoftoi se në 24 orët e fundit, 71 persona janë shtruar në spital, ndërsa 141 të tjerë janë liruar pas trajtimit.

Në deklaratë thuhet se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është pakësuar me 36 persona duke e çuar në 277 numrin e përgjithshëm.

Në deklaratën e saj Qendra e krizës tha se me 252 raste të reja në 24 orët e fundit në Belgjikë numri i rasteve ka arritur në 56.235, ndërsa me 37 vdekje të reja ka arritur në 9.186 numri i vdekjeve prej të cilëve gjysma e tyre kanë ndërruar jetë në spitale dhe gjysma tjetër nëpër azile.

- Procesi i normalizimit në Belgjikë

Në fillim të javës në vend u kalua në fazën e dytë të normalizimit. Shkollat filluan sërish arsimin në mënyrë graduale nën masa të rrepta më 18 maj.

Muzetë dhe kopshtet zoologjike u hapën me kushtin e marrjes së masave të nevojshme dhe që shitjet e biletave t'i kryejnë nëpërmjet internetit. Në të njëjtat kushte mund të ofrojnë shërbim edhe libraritë.

Ndërkohë edhe berberët dhe parukeritë mund të pranojnë klientët me rezervime si dhe mund të mbahen ceremonitë mortore dhe ato martesore me pjesëmarrje maksimale prej 30 personash.

Po ashtu edhe vendet e tregjeve u hapën duke ruajtur distancën sociale. Përsa i përket klubeve sportive ato mund të zhvillojnë stërvitje jo më shumë se me 20 persona dhe në ambiente të hapura.

Në fazën tjetër do të kalohet më 8 qershor. Zhvillimi i ndeshjeve sportive dhe fillimi i turizmit të brendshëm do të diskutohet në periudhat e mëpasshme.