SHBA do t`i dhurojë Rusisë 200 respiratorë për luftën kundër COVID-19
BKT
   Bota

SHBA do t`i dhurojë Rusisë 200 respiratorë për luftën kundër COVID-19

Pompeo deklaroi se SHBA-ja do t`i dhurojë Rusisë 200 respiratorë për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se SHBA-ja do t'i dhurojë Rusisë 200 respiratorë për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Pompeo në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me ndihmat mjekësore që vendi i tij ka dhënë në kuadër të luftës ndaj COVID-19 tha se SHBA-j është "lider global" lidhur me çështjen e ndihmës dhe dhurimit në luftën kundër pandemisë. 

Ai tha se planifikojnë të dërgojnë 15 mijë aparate respiratore në 60 vende.

Pasi vuri theksin se kanë dhënë mbështetje edhe për Rusinë, Pompeo shtoi se "SHBA-ja do t'i dhurojë popullit të Rusisë 200 respiratorë, prodhim amerikan".

Rikujtohet se edhe Rusia muajin e kaluar i dërgoi SHBA-së pajisje mjekësore me një avion ushtarak transportues të tipit "AN-124".

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kishte bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump e ka pranuar me "falënderime" mbështetjen e dërguar, por pala amerikane deklaroi se produktet mjekësore nuk ishin dhuruar dhe se ato ishin blerë në kuadër të një marrëveshjeje të kryer.