13:21 / 21.05.2020
Goditet sërish ISIS, arrestohet pasuesi i Al Baghdadit
Inteligjenca irakiene bën me dije se ka arrestuar Abdul Nasser Qardash, kandidatin kryesor që ishte caktuar për të zëvendësuar Abu Bakr al Baghdadi, si kalif i Shtetit Islamik.
Sipas mediave irakiane, Abdul Nasser Qardash u arrestua pas një pune disamujore të shërbimeve të inteligjencës me partnerët e huaj.
Televizioni Al Arabiya raporton se Qardash do të zëvendësonte al Baghdadi në krye të ISIS, i cili u vra gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në Idlib, tetorin e vitit të shkuar.
Operacioni për kapjen e Qardash vjen vetëm një muaj pasi ish-kreu i inteligjencës irakiene, Mustafa al Kadhimi u emërua në krye të qeverisë së vendit./a2/























