Tajvani blen torpedo amerikane të gjeneratës së fundit
BKT
   Bota

Tajvani blen torpedo amerikane të gjeneratës së fundit

Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për një marrëveshje prej 180 milionë dollarësh me Tajvanin për t’i shitur këtij të fundit 18 torpedo të gjeneratës së fundit, tip Mk-48.

“Kjo është në interesin e sigurisë ekonomike dhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për modernizimin e forcave të armatosura tajvaneze dhe ruajtjen e një aftësie të besueshme mbrojtëse në vend”, tha Departamenti amerikan i Shtetit./atsh/