15:19 / 21.05.2020
Juncker: Propozimi franko-gjerman përgjigjja e duhur
Propozimi franko-gjerman për krijimin e një fondi rimëkëmbjeje prej 500 miliardë eurosh është përgjigjja më e mirë për urgjencën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, deklaroi ish-presidenti i Komisionit Europian,
Jean-Claude Juncker në një intervistë për stacionin gjerman “Deutshe Welle”, ritransmetuar nga disa media ndërkombëtare.
“Propozimi i prezantuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Marcron na mundëson t’u përgjigjemi me solidaritet nevojave”, theksoi Juncker.
“Në mënyrë të veçantë për vendet e Europës Jugore kjo është absolutisht e nevojshme”, shtoi ai./atsh/























