Sërish protesta në Hong Kong, këtë herë kundër masave shtrënguese
BKT
   Bota

Sërish protesta në Hong Kong, këtë herë kundër masave shtrënguese

Rikthehen protestat në Hong Kong në mbrojtje të demokracisë. Sot është njoftuar për një mbledhje të madhe të turmës së atyre që luftuan kundër ligjit të ekstradimeve.

Arsyeja janë masat e reja të vendosura nga Pekini zyrtar në krahinën autonome të Hong Kongut. “Ata duan të mbjellin frikën me forcë në këtë vend”, tha një qytetar.

Shumë biznese kanë njoftuar klientët e tyre se do të qëndrojnë mbyllur pas frikës së rrëmujave të reja si ato të para pandemisë. Kjo protestë i dha efektet e saj edhe në bursë me rënien e aksioneve.