Borell: Për hir të paqes të kapërcejmë hendekun mes kulturave

Borell: Për hir të paqes të kapërcejmë hendekun mes kulturave

Tre të katërtat e konflikteve botërore kanë një dimension kulturor dhe mbushja e këtij hendeku midis kulturave është urgjente dhe e nevojshme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin, deklaroi përfaqësuesi i BE, Josep Borrell në ditën botërore të diversitetit kulturor.

Në një shënim të përbashkët me eurokomisioneren për Inovacion, Kulturë, Arsim dhe Rininë, Mariya Gabriel, të dy zyrtarët theksojnë “sa shumë i rëndësishëm është diversiteti kulturore për Bashkimin Europian dhe sa i rëndësishëm është promovimi i dialogut dhe respektit midis popujve të ndryshëm anë e mbanë botës”.

“Europa është një mozaik i një diversiteti të modeluar në shekuj dialogu dhe shkëmbimesh midis kombeve, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme dhe me këtë larmi që ka, ajo zhvilloi pasurinë e saj kulturore’’,  theksuan ata.

Pandemia e Covid-19 i dha një goditje sektorit kulturor, nismave të BE-së siç janë programet europiane të kulturës ”Erasmus” dhe ”Europa Krijuese”.