Hungaria hap kufirin me Austrinë

Hungaria hap kufirin me Austrinë

Kushti për kalimin e kufirit është një provë negative e testit të koronavirusit, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se katër ditë.

Qeveria hungareze të premten ka vendosur të hapë kufijtë e saj me Austrinë. Ky vendim vlen për të gjithë qytetarët austriakë. Kushti për kalimin e kufirit është një provë negative e testit të koronavirusit, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se katër ditë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.

Po kështu, nëse hungarezët dhe austriakët pësojnë simptoma pas kalimit të kufirit, ata duhet të raportojnë menjëherë tek autoriteti kompetent. Për më tepër, ata nuk mund të largohen nga akomodimi i tyre për 14 ditë nëse infektohen.