Hapet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës

Hapet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës

Të premten u hap në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. 

Për shkak të ndikimit të epidemisë së COVID-19, kjo është hera e parë gjatë 22 vjetëve që zhvillimi i sesionit të AKP-së shtyhet, për t'u zhvilluar në maj. Në ceremoninë e hapjes së sesionit, të gjithë pjesëmarrësit mbajtën zi për viktimat që humbën jetën nga epidemia.

Kryeministri Li Keqiang u shpreh se sivjet qeveria kineze do të ruajë punësimin e qëndrueshëm për të siguruar jetesën e popullit. Këtë vit numri i të punësuarve në qytete do të rritet me më shumë se 9 milionë dhe përqindja e papunësisë urbane do të kontrollohet në nivelin rreth 6 . Për shkak të epidemisë dhe të gjendjes së paqartë ekonomiko-tregtare globale, zhvillimi i Kinës përballet me shumë faktorë të paqartë, prandaj qeveria kineze nuk shpalli objektivin e rritjes ekonomike për vitin 2020.

Li Keqiang-u shtoi se Kina mbron me vendosmëri sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe merr pjesë aktivisht në reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë, do të nxitë nënshkrimin e marrëveshjeve të partneritetit tregtar rajonal dhe bisedimet për tregtinë e lirë me Japoninë e Korenë e Jugut, dhe do të realizojë zbatimin e përbashkët të marrëveshjes ekonomiko-tregtare me ShBA-në.