India raporton 6,000 raste të coronavirusit brenda 24 orëve

India raporton 6,000 raste të coronavirusit brenda 24 orëve

India ka raportuar 6,000 raste të reja të coronavirusit, rritja më e madhe brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shifrat mbi infeksionet rriten pasi New Delhi lehtësoi bllokimin në mbarë vendin.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi u rrit në 118 mijë, ndërsa 3,853 persona kanë ndërruar jetë deri më tani nga coronavirusi.

Megjithëse bllokimi aktual i cili filloi më 25 mars, u shtye deri më 31 maj nga Kryeministrja Narendra Modi, rregullat janë zbutur në zona me numër më të ulët të rasteve.