Pothuajse të gjithë ministrat në Sudanin e Jugut preken nga COVID-19

Pothuajse të gjithë ministrat në Sudanin e Jugut preken nga COVID-19

Ministrat e prekur nga virusi janë vendosur në karantinë, ndërsa në vend deri më tani në vend janë prekur nga virusi 481 njerëz dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Në Sudanin e Jugut zbulohet se përveç ministres së Shëndetësisë nga virusi janë prekur të gjithë ministrat dhe zyrtarët në komitetin e nivelit të lartë të formuar në kuadrin e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i vendit, Salva Kiir Mayardit, nëpërmjet një letre i ka uruar shërim të shpejtë zv/presidentit Riek Machar dhe bashkëshortes së tij Angelina Tany që është ministre e Mbrojtjes e prekur nga COVID-19, si dhe të gjithë ministrave të tjerë që kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Në komitet krahas 10 ministrave ndodhen edhe emrat që janë në krye të shërbimeve inteligjente dhe të shërbimeve ajrore.

Njoftohet se nga COVID-19 nuk është prekur vetëm ministrja e Shëndetësisë, Elizabeth Achuei Yol. Ministrat e prekur nga virusi theksohet se janë vendosur në karantinë.

Deri më tani në vend janë prekur nga virusi 481 njerëz, ndërsa kanë humbur jetën 5 persona.