12:53 / 22.05.2020
Rrëzohet një avion pasagjerësh në Pakistan
Raportohet se një avion pasagjerësh i linjës Lahor-Karachi është rrëzuar në një zonë banimi pranë aeroportit të qytetit pakistanez Karachi.
Avioni i përket linjës ajrore të drejtuar nga shteti, raporton Associated Press.























