Trump; SHBA nuk do të mbyllen, nëse goditemi nga një valë e dytë e COVID-19

Trump; SHBA nuk do të mbyllen, nëse goditemi nga një valë e dytë e COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen nëse ky vend goditet nga një valë e dytë e coronavirusit, shkruan CBS.

“Do të tentojmë të fikim zjarrin. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shkëndi apo zjarr, por nuk do ta mbyllin vendin”, ka deklaruar Trump gjatë vizitës që i bëri fabrikës së Fordit në Michigan

Kohë më parë Trump pati deklaruar se pandemia e coronavirusi mund të godet “aty-këtu”, por gjatë verës do të zhduket plotësisht.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë përfshirë edhe ata nga administrata e Trumpit, pretendojnë se sipas gjitha gjasave përhapja e coronavirusit do të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës e dimrit, ku lufta do të jetë edhe më e vështirë kur fillon sezoni i gripave.

Drejtori i Institutit për Alergji dhe Sëmundje Infektive dhe njëherit anëtar i shtabit të krizave në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, ka deklaruar për Washington Post, se nuk ka dyshim se do të ketë valë të dytë të epidemisë.