Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 99 mijë

Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 99 mijë

Sa i përket numrit të vdekjeve, Afrika e Veriut ka pësuar më së shumti me 1.500 viktima, pasuar nga Afrika Perëndimore me 578, Afrika Jugore me 389, Afrika Qendrore me 308 dhe Afrika Lindore me 285 të vdekur.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rastet e zbuluara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë kanë arritur në 99.062, transmeton Anadolu Agency.

Rreth 3.082 persona kanë vdekur në gjithë kontinentin për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga COVID-19, ndërsa 39.085 pacientë janë shëruar.

Afrika e Veriut ka regjistruar 31.200 raste deri më tani, Afrika Perëndimore 27.200, Afrika Jugore 20.600, Afrika Lindore 10.500 dhe Afrika Qendrore 9.600.

Sa i përket numrit të vdekjeve, Afrika e Veriut ka pësuar më së shumti me 1.500 viktima, pasuar nga Afrika Perëndimore me 578, Afrika Jugore me 389, Afrika Qendrore me 308 dhe Afrika Lindore me 285 të vdekur.

Më shumë se 13.500 pacientë në Afrikën e Veriut janë shëruar deri më tani, 10.400 në Afrikën Perëndimore, 9.500 në Afrikën Jugore, 3.000 në Afrikën Lindore dhe 2.600 në Afrikën Qendrore.

Në Afrikën e Veriut, Egjipti deri më tani ka regjistruar rreth 15 mijë raste të zbuluara me koronavirus dhe 696 vdekje, ndërsa Algjeria 575 vdekje, Maroku 196 dhe Tunizia 47.

Në Afrikën Lindore, Sudani ka regjistruar 3.100 raste, 121 vdekje dhe 309 të shëruar. Xhibuti ka regjistruar 2.000 raste, 10 vdekje dhe 1.100 të shëruar.

Somalia ka konfirmuar 1.600 raste, 61 vdekje dhe 204 të shëruar; Kenia 1.100 raste, 50 vdekje dhe 375 të shëruar; dhe Tanzania 509 raste, 21 vdekje dhe 167 të shëruar.

Në Afrikën Qendrore, Kameruni ka regjistruar numrin më të madh të rasteve, gjegjësisht 3.500 raste, si dhe 140 vdekje dhe 1.600 të shëruar.

Nigeria në Afrikën Perëndimore ka konfirmuar 2.000 raste dhe 211 të vdekur.