Bullgaria do të lejojë hyrjen e qytetarëve nga vendet e BE-së

Bullgaria do të lejojë hyrjen e qytetarëve nga vendet e BE-së

Bullgaria nuk do t’i krijojë pengesa Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, nënvizoi Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva para televizionit BTV.

Sipas saj Bullgaria gjithmonë i ka përkrahur fqinjët tanë dhe ishim të parët që njohën pavarësinë e tyre, sepse Bullgaria gjithmonë ka respektuar të drejtën e vetëvendosjes. “Është keq se mjaftë politikanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut mendojnë se po të kenë qëndrim antibullgar do t’i fitojnë zgjedhjet. Zgjedhjet kalojnë, por fqinjët mbeten. Askush nuk ka fituar nga gjuha e urrejtjes", nënvizoi Zahaieva.