Gjuajtës bullgarë përgjuan bombardues rusë

Gjuajtës bullgarë përgjuan bombardues rusë

Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në përgjimin e bombarduesve rusë nga gjuajtës bullgarë mbi Detin e Zi.

Këtë e tha shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov para komisionit parlamentar të mbrojtjes. Zëvendës ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov raportoi para komisionit se nuk ka vonesë në plotësimin e kontratës për furnizimin e gjuajtësve F-16 për shkak të Covid-19 dhe se aeroplanët e parë duhet të furnizohen nga ShBA-ja në vitin 2023.(bnr)