Kryeministri i Malajzisë vetëkarantinohet

Kryeministri i Malajzisë vetëkarantinohet

Bilanci i rasteve të virusit në Malajzi është 7,137, me 115 të vdekur.

Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin, vetë-karantinohet pasi një nëpunës i kabinetit të tij rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Megjithatë, sipas një deklarate nga zyra e tij e cituar nga e përditshmja Strait Times, Yassin u testua negativ ndaj virusit.

Ai do të izolohet në shtëpi për 14 ditë, ndërsa mori pjesë në një takim me nëpunësin e infektuar malajzian.

Ata që ishin pjesë e mbledhjes pas kabinetit të enjten janë udhëzuar të ndjekin masa të ngjashme.

Bilanci i rasteve të virusit në Malajzi është 7,137, me 115 të vdekur.