Iran, arrin në 7.300 numri i vdekjeve nga COVID-19

Iran, arrin në 7.300 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 51 vdekje dhe 2.311 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 51 vdekje të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) , duke e rritur në gjithsej 7.300 numrin i vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror iranian tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 51 vdekje dhe 2.311 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 7.300 numri i vdekjeve dhe në 131.652 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Jahanpour, i cili vuri në dukje se 2.659 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 102.276.

Zëdhënësi i ministrisë ka tërhequr vëmendjen se në shumë rajone të vendit COVID-19 është vendosur nën kontroll, por se nuk është mundur të ndalohet shpejtësia e përhapjes së virusit vetëm në rajonin Khuzestan që ndodhet në jugperëndim të vendit.

Gjithashtu Jahanpour shtoi se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 763.913 teste për COVID-19.