I dyshuari për gjenocid në Ruandë ka vdekur vite më parë

I dyshuari për gjenocid në Ruandë ka vdekur vite më parë

Bizimana u gjykua për rolin e tij në gjenocidin e vitit 1994 në të cilin u vranë 800 mijë pjesëtarë etnikë Tutsi dhe Hutu.

Njëri nga politikanët në kërkim të Ruandës i dyshuar për rolin e tij në genocidin e grupit etnik Tutsi dhe popullsisë Hutu ka vdekur 20 vjet më parë, njoftoi sot Gjykata Ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency.

Eshtrat e Augustin Bizimana, ish-ministrit të Mbrojtjes së Ruandës i kërkuar për rolin e tij në genocidin e vitit 1994, janë identifikuar në një varr në Republikën e Kongos, tha prokurori i OKB-së, Serge Brammertz.

Në një deklaratë, Brammertz, prokurori i Mekanizmit të OKB-së të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), tha se Bizimana ka vdekur në vitin 2000.

Ai ishte paditur për 13 akuza, përfshirë gjenocid, vrasje dhe përdhunim.

Eshtrat e tij nga një varr në Pointe Noire u identifikuan nga testimi i ADN-së në fund të vitit të kaluar.

"Hetimet pasuese dhe analizat krahasuese të ADN-së gjatë disa muajve të fundit përjashtuan mundësinë që mbetjet të jenë të ndonjë personi tjetër", thuhet më tej.

Bizimana u akuzua për planifikimin e vrasjes së ish-kryeministrit të Ruandës, Agathe Uwilingiyimana, 10 paqeruajtësve belg të OKB-së dhe civilëve Tutsi në pesë rajone të Ruandës.

Jean Bosco Siboyintore, nga njësia hetuese e gjenocidit të Ruandës, shprehu shqetësim se ish-ministri i Mbrojtjes nuk mund të jepte llogari për krimet e bëra.

"Prokurorët kryen hetime të hollësishme për të konfirmuar vdekjen e Bizimana-s sepse shumë të dyshuar për gjenocid kishin postuar njoftime të rreme me vdekje për t'i shpëtuar drejtësisë", tha Siboyintore.

Njoftimi për vdekjen e Bizimana-s vjen disa ditë pas arrestimit të një të dyshuari tjetër për genocid, Felicien Kabuga në Paris. Ai pretendohet se ka financuar genocidin dhe ishte në arrati për më shumë se dy dekada.

Mekanizmi i Gjykatës Penale me zyrat e saj në Arusha të Tanzanisë dhe Hagë të Holandës kishte zëvendësuar GJNP-në për Ruandën e cila u mbyll në vitin 2015 pas 50 rasteve të rënda.

Ajo vazhdon të ndjekë Protais Mpiranya, ish-komandantin e Forcave të Armatosura të Ruandës dhe pesë të dyshuar të tjerë ruandas, tha Brammertz. Mpiranya fajësohet për vrasjen e politikanëve të lartë ruandas gjatë genocidit.