07:57 / 23.05.2020
Rrëzimi i avionit në Pakistan, gjenden 76 trupa në rrënojat e aksidentit
Janë gjetur 76 trupat e 99 viktimave që humbën jetën pas rrëzimit të avionit në Pakistan. Avioni i linjës Pakistan Airlines u rrëzua të premten në qytetin Karaçi.
Duke folur në një konferencë për mediat, zv-drejtori i përgjithshëm i Pakistan Airlines, Marshal Arshad Malik tha se ishin 99 persona në bord, përfshirë edhe ekuipazhin.























