Gjermania shënon mbi 600 raste të reja me Coronavirus

Gjermania shënon mbi 600 raste të reja me Coronavirus

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 638 raste të reja me Covid-19 dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 177,850 persona.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 42 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 8,216, shkruan “Reuters”.

Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat e kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe ka përgatitur pako të mëdha financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.