Kryeministri izraelit paraqitet në gjykatë, akuzohet për korrupsion
Kryeministri izraelit ,,Benjamin Netanyahu po përballet me akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre vetëm 3 javë pas marrjes së mandatit të tij të pestë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është paraqitur vetë këtë të dielë në gjykatë për tu përballur me akuzat për korrupsion.
Nisja e gjykimit ndaj tij vjen tre javë pas betimit si kryeministe të Izraelit në manadatin e pestë.
Kryeministri izraelit po akuzohet për veprën penale të korrupsionit, shpërdorim të detyrës, marrje rryshfetesh dhe dhuratash nga biznesmenë të pasur, si dhe favore për të patur një paraqitje të mirë mediatike.
Por, pavaresisht akuzave që rëndojnë mbi kryeministrin duket se ai gëzon mbështetjen e qytetareve izraelitë.
Gjyqi ndaj Netanyahut ishte parashikuar të niste që prej 17 marsit, por për shkak të pandemisë së koronavirusit procesi u shty.























