Italia rekruton 60 000 vullnetarë si monitorues të distancimit social
BKT
   Bota

Italia rekruton 60 000 vullnetarë si monitorues të distancimit social

Italia planifikon të dërgojë rreth 60 000 vullnetarë në rrugë për t’u thënë njerëzve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e heqjes sociale në fazën pas bllokadës së vendit.

Skema, e shpallur nga ministri i Çështjeve Rajonale, Francesco Boccia, paraqet shqetësimin në rritje që njerëzit do të mblidhen me njëri-tjetrin në plazhe, bare dhe sheshe.

”Vullnetarët nuk do të jenë në rolin e policit, por shpërndarës së sjelljes së mirë”, tha kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro.

Boccia theksoi se ata do të quhen “asistentë qytetarë” dhe do të veshin jelekë blu.

”Ata do të jenë ‘të armatosur’ me forcën e bindjes, arsyes dhe buzëqeshjeve të tyre”,  theksoi ai.

Italia pësoi humbje shkatërrimtare nga koronavirusi, kur epidemia arriti kulmin në fund të marsit, dhe pas disa javësh infeksionesh në rënie, bllokada e vendit përfundoi në mënyrë efektive më 18 maj./atsh/