Rrëzohet avioni i vogël në Romë, zhduket piloti, një i mbijetuar
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Romë ku një avion i vogël i tipit Diamond Da 20 është rrëzuar në lumin Tevere.
Avioni me 2 persona në bord ishte nisur nga aeroporti Urbe e pak minuta pas nisjes kishte sinjalizuar defekt në motor, duke lëshuar alarmin në Entin e Aviacionit Publik Italian.
Piloti rezulton deri në këto çaste i humbur ndërsa ka mbijetuar personi i dytë që udhëtonte me të.
Në vendgjarje ndodheN forcat e policisë që me ndihmën e një helikopteri si dhe të një skuadre speciale po krehin gjithë territorin për gjetjen e pilotit.
I mbijetuari ka rrëfyer se avioni është rrëzuar menjëherë sapo është ngritur nga aeroporti. Ai ka mundur të dalë nga avioni e të notojë për disa metra nën ujë deri sa të shpëtohet nga forcat e para të policisë që mbërritën në vendngjarje.























