Kosova në Samitin e Shëndetit Digjital
Sharr Travel

Kosova në Samitin e Shëndetit Digjital

Nga 25 deri më 30 Maj 2020, do të mbahet Samiti Online i Shëndetit Digjital.

Mëse 40 ekspertë shëndetësor do të diskutojnë për strategjitë, taktikat, shembujt dhe udhëzimet për një transformim të suksesshëm të kujdesit shëndetësor.

 Në këtë samit ndërkombëtar, me fjalimin e vet, pjesëmarrësve do tu drejtohet edhe eksperti kosovar i shëndetit digjital Dr. Neshad Asllani nga Klinika Digjitale. Industria e kujdesit shëndetësor nuk do të mbetet më e njejtë pas Covid 19. Pandemia luan rol të rëndësishëm në transformimin dhe digjitalizimin e kujdesit shëndetësor. Përmes 40 video prezantimeve, në këtë samit do të pasqyrohet një përmbledhje gjithëpërfshirëse e aktiviteteve, inovacioneve, strategjive dhe akcioneve aktuale digjitale në drejtim të transformimit të suksesshëm të shëndetësisë.
Dr. Asllani do të prezentojë rreth Sfidave Aktuale në Zhvillimin e Shëndetit Digjital. Ai do të ndajë përvojën e tij shumëvjeçare në zhvillimin e telemjekësisë dhe Shëndetit Digjital në Evropë. 
Përndryshe Dr. Asllani është Ambasador Udhëheqës në Telehealth and Medicine Today nga SHBA, ai është themelues i Health Center of Excellence dhe bashkëthemelues i Klinikës Digjitale. Në Shtator ai është i prezentues në Samitin e Terapisë Digjitale dhe Inovacioneve Klinike në Barcelonë. 
Derisa në Shtator, Klinika Digjitale nga Kosova dhe Partners in Digital Health nga SHBA, do të organizojnë Samitin e Parë për Zhvillimin e Shëndetit Digjital SHBA – Kosovë.
Prezentimin e plotë të samitit të sotëm mund ta ndiqni në linkun: 
https://www.digitalhealthonlinesummit.com/talks/current-challenges-of-digitalization-in-healthcare-industry/


MË SHUME NGA Shëndetësi