Ekspertja kineze: Viruset e reja janë vetëm “maja e ajsbergut”
Shumë ekspertë nëpër botë janë vënë në punë për të zbuluar detaje të reja në lidhje me koronavirusin. Një virologe kineze së fundmi është shprehur se në bazë të kërkimeve të bëra deri më tani rezulton se viruset e reja janë vetëm “maja e ajsbergut”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ekspertja ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër epidemive, përkundër akuzave ndaj Kinës. Zëvëndësdrejtoresha e i Institutit të Virologjisë në Wuhan, tha se gjetjet e hulumtimeve ndaj viruseve duhet të jenë transparente.
“Nëse duam të parandalojmë një tjetër shpërthim të një sëmundjeje tjetër infektive, duhet paraprakisht të mësojmë për këto viruse të panjohura që transmetohen nga kafshë të egra në mënyrë që të japim paralajmërime të hershme”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se nëse nuk do i studiojnë këto viruse të reja që po shfaqen do të ketë një tjetër shpërthim. Ndryshe tensioni mes Kinës dhe SHBA-së po rritet, në mes të akuzave nga administrata Trump që virusi e ka origjinën nga laboratori në Wuhan, dhe se vendi mbuloi shpërthimin fillestar.
Ndërkohë që drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan, Wang Yanyi, i ka hedhur poshtë këto akuza.























