OBSH paralajmëron Brazilin: Mos hapni ekonominë!
BKT
   Bota

OBSH paralajmëron Brazilin: Mos hapni ekonominë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë e paralajmëroi Brazilin të mos e ngritë ekonominë e saj para se të testojë numër të mjaftueshëm që të kontrollet përhapja e koronavirusit.

Drejtori ekzekutiv i organizatës për situata të jashtëzakonshme, Majkëll Rajan në konferencë për shtyp tha se shkalla intenzive e transferit do të thotë se Brazili duhet të mbajë në fuqi ndonjë formë të masave për qëndrim në shtëpi, duke marrë parasysh pasojat negative mbi ekonominë.

Prefekti i Rio de Zhanejros, Marselo Krivela, i cili është edhe peshkop ungjillor, tha se do t’i përfshijë institucionet fetare në listën e “shërbimeve bazë”.

Kjo do të thotë se kishat do të mund t’i hapin dyert e tyre, por besimtarët do të duhet të mbajnë distancë prej së paku dy metra, edhe krahas rekomandimeve se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe se shumica e bizneseve duhet të mbesin të mbyllura.

Në ndërkohë, guvernatori i Sao Paolos, Zhoao Dorija e hodhi poshtë vendosjen e karantinës së tërësishme në ekonominë më të madhe në Brazil dhe paralajmëroi se më 1 qershor do të fillojë me lehtësimin e kufizimeve.

Javën e kaluar Brazili shpërtheu në vendin e dytë në botë me numrin e të infektuarve, pas SHBA-së, dhe ka më shumë se 360.000 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 30.000 raste të vdekjes.

Edhe krahas kësaj, presidenti Zhair Bolsonaro, i cili Kovidin-19 e quan “grip i vogël”, u bën thirrje kompanive sërish të hapen.