09:45 / 26.05.2020
Trenat Kinë-Europë transportojnë mbi 2000 tonë postë në Europë
Më shumë se 2 mijë tonë postë janë transportuar me hekurudhë nga Kina për në 36 vende europiane, përshirë Spanjën, Danimarkën dhe Zvicrën.
Një tren i ngarkuar me 340 tonë postë ndërkombëtare u largua nga qyteti Yiwu për në Vilnius të Lituanisë.
Një numër i madh i fluturimeve ndërkombëtare për në Kinë dhe nga Kina janë pezulluar ose pakësuar për shkak të COVID-19.
Si përgjigje ndaj kësaj, nisi funksionimin shërbimi i trenave postarë Kinë-Europë, për të ndihmuar në transportimin e postës.
Rreth 130 trena mallrash Kinë-Europë janë nisur nga Yiwu sivjet.























