12:13 / 26.05.2020
Peru, regjistrohen 173 vdekje nga COVID-19
Numri i të vdekurve është rritur në 3.629, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 123.979 me 3.629 raste të reja.
Peruja regjistroi 173 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency.
Ministria tha se numri i të vdekurve është rritur në 3.629, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 123.979 me 3.629 raste të reja.
Thuajse 50,000 persona janë shëruar plotësisht nga sëmundja në këtë vend.
Vendi raportoi rastin e parë të koronavirusit më 6 mars dhe vdekjen e parë më 20 mars.























