Pandemia, ankth tek shumë njerëz; i drejtohen terapisë në internet
Sharr Travel

Pandemia, ankth tek shumë njerëz; i drejtohen terapisë në internet

Pandemia globale po shkakton ankth të madh tek shumë njerëz. Disa janë duke gjetur trajtim përmes terapisë në internet.

Pandemia COVID-19 mbylli seancat e terapisë në person dhe detyroi disa njerëz t'i drejtohen internetit për ndihmë, ndërsa janë duke u përballur me papunësinë dhe streset e tjera.

"Isha në një telefonatë Zoom me rreth 30 prej nesh dhe kreu i agjencisë i hoqi të gjithë nga puna. Agjencia po mbyllte dyert e saj. Dua të them që ishte tepër traumatizuese”, thotë Winnie Wong, producente e pavarur.

"Mendova se mund të më duhet të flas me dikë, për shkak të nivelit tim të ankthit. Nuk jam në gjendje të vetëpërmbahem si normalisht”, thotë Jacob Mack, asistent administrativ në Minneapolis.

Pothuajse gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara raportuan shqetësim dhe stres për shkak të dëmit që virusi ka shkaktuar në shëndetin e tyre mendor, sipas një sondazhi të fundit nga Fondacioni Kaiser Family.

"Distancimi fizik, vetmia, e gjitha kjo është thellësisht e lidhur me rezultate të dobëta në shëndetin mendor . Më të goditurit do të jenë të moshuarit që jetojnë vetëm, fëmijët dhe adoleshentët, punonjësit e vijës së parë", thotë Kara Schmitt, punonjëse sociale psikiatre.

Si rezultat i rritjes së madhe të kërkesave, shumë terapistë dhe punonjës të shëndetit mendor tani ofrojnë shërbime të tele-mjekësisë — duke komunikuar përmes teknologjisë dixhitale siç është një kompjuter, një tablet apo një telefon inteligjent.

"Kemi kaluar pothuajse gjithçka në konsulta tele-mjekësie dhe vizita me video. Jemi të mbingarkuar me pacientë. Është e papërballueshme", thotë zonja Schmitt.

Terapistja nëpërmjet artit Julie Cutelli thotë se ajo madje është duke përdorur tele-mjekësinë me pacientët e saj fëmijë, të cilët gjithashtu po përjetojnë ankth të shtuar.

"Lidhja është ajo që na bën njerëz. Është ajo që krijon jetën tonë dhe të gjitha lidhjet që kemi edhe jashtë shtëpisë sonë. Miqtë, komuniteti, shkolla dhe puna jonë, si dhe të afërmit tanë, janë zhdukur", thotë Julie Cutelli, me qendrën "Art Terapia Chez Vous".

Që kur humbi vendin e saj të punës, zonja Wong ka përdorur terapinë në internet dhe thotë se nuk sheh asnjë arsye për t'u rikthyer tek vizitat fizikisht.

"Disa vjet më parë, nuk e di nëse do të isha aq e hapur për një aplikacion apo një telefonatë nëpërmjet Zoom me një terapist. Mendoj se kam dashur atë bisedën kokë më kokë, fizikalitetin që sjell. Por tani që e kam bërë këtë, me të vërtetë nuk e ndiej nevojën të shkoj në një zyrë sërish", thotë zonja Wong.

"Dua të them që personi me të cilën shihemi në internet, ka qenë vërtet pozitive dhe më ka dhënë shumë njohuri për të më ndihmuar në këtë kohë", thotë zoti Mack.

Siç është ruajtja e një rutine dhe kryerja e një stërvitjeje të rregullt, kufizimi i ekspozimit ndaj mediave dhe lidhja me të tjerët.

Sigurisht që jo të gjithë kanë internet ose ndjehen komodë të flasin në internet, veçanërisht njerëzit e moshuar, thotë zonja Schmitt. Dhe megjithë siguracionit shëndetësor, mund të kushtojë.

"Disa prej njerëzve që ndoshta janë më të goditurit - mbase nuk kanë lidhje interneti, ose u është dashur ta mbyllin internetin e tyre. Dhe me humbjen e siguracionit, apo jo, ne po shohim që njerëzit po humbasin mbulimin për shërbimet shëndetësore", thotë ajo.

"Jam shumë me fat që shërbimet e mia kanë qenë falas. Kështu që nga biseda me mjeken, e vetmja gjë për të cilën kam paguar vërtet është ilaçi me recetë", thotë zoti Mack.

Ekzistojnë megjithatë disa grupe për mbështetje falas të disponueshme në internet, si një grup në Facebook i quajtur "Grupi i Mbështetjes Publike Falas për Menaxhimin e Ankthit të Koronavirusit"./VOA


MË SHUME NGA Shëndetësi