21:29 / 26.05.2020
Franca pëson rritje të numrit të vdekjeve me Covid-19
Numri i rasteve me koronavirus në Francë ka vazhduar të stabilizohet, derisa numri i të shtruarve në spitale rënë në të paktën 534 raste, duke çuar totalin nëtë paktën 16.264 të martën, sipas zyrtarëve francezë të shëndetësisë.
Ministria franceze e Shëndetësisë thotë se ka pasur një rritje të vogël të numrit të vdekjeve, me 73 të raportuar në 24 orët e fundit, por ky numër mbetet në rënie në përgjithësi, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara në Francë është të paktën 28.530, bëri me dije ministria.
Numri i pacientëve në njësitin e kujdesit intenziv është gjithashtu në rënie, me të paktën 1.555 pacientë në kujdes intensiv, bënë me dije tutje zyrtarët.























