Trump: Samiti i G7-s në Shtëpinë e Bardhë dhe jo me video-konferencë
BKT
   Bota

Trump: Samiti i G7-s në Shtëpinë e Bardhë dhe jo me video-konferencë

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkon që samiti i G7-s të mbahet në fund të muajit të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, një takim personal mes liderëve dhe jo me video-konferencë.

Kayleigh McEnany, sekretaja e shtypit njoftoi se samiti do të zhvillohej në Shtëpinë e Bardhë.

“Udhëheqësit botërorë që do të vijnë këtu, do t’i mbrojmë ashtu si mbrojmë ata që ndodhen në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi McEnany.

Brenda stafit të Shtëpisë së Bardhë janë regjistruar disa raste me koronavirus.

Katie Miller, zëdhënësja e zëvendëspresidentit Mike Pence, ishte rasti me profilin më të lartë zyrtar.

Gjatë shpërthimit të pandemisë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se G7 do të zhvillohej në formatin online./atsh/