13:00 / 27.05.2020
Iran, nga COVID-19 deri tani kanë vdekur 7.564 persona
Deri më tani në mbarë vendin janë bërë 858.546 teste.
Irani ka raportuar 56 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 7.564 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vend pozitivë kanë rezultuar 2.080 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 141.591.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 111.176 persona, ndërkohë që 2.551 pacientë janë në gjendje kritike.
Ai gjithashtu shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë bërë 858.546 teste.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.























