Sulme ndaj civilëve në Republikën Demokratike të Kongos, dhjetëra të vdekur
BKT
   Bota

Sulme ndaj civilëve në Republikën Demokratike të Kongos, dhjetëra të vdekur

Separatistët kanë kryer sulme të hënën dhe të martën në dy fshatra në rajonin Ituri.

Në Republikën Demokratike të Kongos, humbin jetën të paktën 40 persona si pasojë e sulmeve nëpër fshatra nga grupi separatist i Ugandës, i emërtuar Forcat e Aleancës Demokratike (ADF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median lokale, separatistët kanë kryer sulme të hënën dhe të martën në dy fshatra në rajonin Ituri.

Në sulme kanë humbur jetën të paktën 40 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Ndërkohë ka pasur vështirësi në mbledhjen e trupave të viktimave për shkak të qasjes së vështirë në rajon.

- Në vitin 2019 operacion kundër separatistëve

Rebelët në rajonin Ituri kanë kryer sulme edhe më parë ku si pasojë kanë humbur jetën 20 civilë.

Ushtria e Republikës Demokratike të Kongos në vitin 2019 filloi një operacion në shkallë të gjerë kundër separatistëve që operojnë në lindje të vendit.

Pjesa lindore e vendit që ka kufi me Ruandën, Ugandën dhe Burundin prej 20 viteve është skenë e sulmeve dhe konflikteve të grupeve të armatosura që përpiqen të sigurojnë kontroll të burimeve nëntokësore me rezerva të larta si ar dhe kobalt.