Motorola mund ta sjellë një Razr më të fuqishëm me rrjetin 5G
Sharr Travel

Motorola mund ta sjellë një Razr më të fuqishëm me rrjetin 5G

Në gjysmën e dytë të vitit, mund të lansohete dhe një Razr shumë më i fuqishëm se versioni që u lansua në fillim të vitit.

Duket se kërkesa për telefona të palosshëm është më e madhe se që pritej, pasi që Motorola është nagazhuar të sjellë edhe një version tjetër të këtij smartfoni që e ka këtë formë.

Brenda këtij telefoni, nuk do të jetë procesori Snapdragon 765 CPU, por procesori më i fuqishëm Snapdragon 710.

I ashtuquajturi Razr 2, do të jetë shumë më i fuqishëm, pasi do të ketë 8GB RAM dhe 256GB memorie, 2,845 mAh, kamerë të pasme 48MP, derisa kamera e përparme do të jetë 20MP, ndërsa sistemi operativ është Android 10.

Telefoni që do ta sjellë Motorola, thuhet se do ta ketë rrjetin 5G, megjithëse nuk dihet fati i funksionimit të këtij rrjeti.

Detajet teknike vijnë nga një raport i XDA-Developers, që bazohet thjesht në një “burim”, kështu që është e arsyeshme të ketë ndryshime në të ardhmen.

Me çmim prej 1,360 eurosh, Motorola Razr nuk ka qenë aq e shitur, derisa shumë pjesë të telefonit lënin shumë për të dëshiruar.

Lansimi i një telefoni të ri të palosshëm nga Motorola, mund të arrijë shumë më i përpunuar, derisa të ketë edhe çmim më të arsyeshëm. /Telegrafi/