POLONI – Qeveria lehtëson më tej masat antiCOVID-19
BKT
   Bota

POLONI – Qeveria lehtëson më tej masat antiCOVID-19

Polonia do të lejojë grumbullimet publike deri në 150 persona dhe që nga e shtuna përdorimi i maskës në ambiente të hapura nuk do të jetë më i detyrueshëm, njoftoi kryeministri, Mateusz Morawiecki.

“Sot ne mund të nënvizojmë fuqimisht faktin, të dhënat të cilat në mënyrën më të qartë tregojnë se ne e kemi frenuar sëmundjen, pandeminë koronavirus, në një mënyrë shumë më të efektshme sesa vendet më të pasura në botë apo vendet e Europës Perëndimore”, tha Morawiecki.

Maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme në ambiente të mbyllura, si dhe gjatë mbledhjeve, nëse nuk mund të respektohet distanca prej 2 metrash mes pjesëmarrësve.

Lehtësimet e masave përfshijnë dhe heqjen e kufizimeve për numrin e klientëve në dyqane me pakicë, bare dhe restorante, si dhe limitin e numrit të adhuruesve gjatë shërbesave fetare.

Gjithashtu mund të rihapen baret dhe restorantet e hoteleve.

Që nga 6 qershori, Polonia do të lejojë rihapjen e kinemave, operave dhe teatrove.

Në të njëjtën datë mund të rihapen dhe pishinat e palestrat. Do të lejohet organizimi i dasmave, por diskot dhe klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura./atsh/