Meksikë, shënohen 463 vdekje të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Meksikë, shënohen 463 vdekje të reja nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 8.597 me 463 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë kanë humbur jetën 463 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës thuhet se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 8.597 me 463 vdekjet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë që me 3.463 raste të reja është rritur në 78.023 numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Me 3.463 rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit u regjistrua "rritja më e lartë ditore e rasteve".

Ndërkohë dje në Meksikë tejkaloi për herë të parë 500 numri i vdekjeve ditore nga COVID-19.

Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.