KOLUMBI – Zgjaten kufizimet antiCOVID-19 sidomos për të moshuarit
BKT
   Bota

KOLUMBI – Zgjaten kufizimet antiCOVID-19 sidomos për të moshuarit

Persona mbi moshën 70 vjeç dhe ata me patologji të tjera, që i bëjnë më të dobët përballë koronavirusit, do të duhet të qëndrojnë në karantinë edhe pas përfundimit të kufizimit kombëtar më 31 maj, njoftoi sot presidenti, Ivan Duque në televizion.

Vendi amerikano-jugor numëron rreth 800 të vdekur dhe 24 000 raste të kontaminimit me COVID-19 që nga 6 marsi.

”Personat mbi moshën 70 vjeç dhe ata me patologji si SIDA, kanceri, diabeti apo hipertensioni, do të mund të kryejnë aktivitete në ajër të pastër tre herë në javë për 30 minuta në ditë”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Fernando Riuz.

Ai gjithashtu theksoi se zgjatja e kufizimit për të gjithë këta persona ishte ende duke u studiuar.

Presidenti gjithashtu njoftoi gjithashtu një shtrirje të kohës së kushtuar për aktivitetet në ajër të pastër për pjesën tjetër të popullsisë, që varion nga 30 minuta në ditë përgjatë tre ditë në javë në dy orë çdo ditë, në varësi të moshës.

“Rekomandimi është që personat mbi 70 vjeç të mos takohen me të rinjtë. Shpresojmë që kryetarët e bashkive të sigurojnë që kjo skemë të kurorëzohet me sukses”, Duque./atsh/