Pamje të Samsung Galaxy S30, një konkurrent i denjë i iPhone 12
Sharr Travel

Pamje të Samsung Galaxy S30, një konkurrent i denjë i iPhone 12

Tani, falë një videoje që po qarkullon në internet, kemi pamje më të mirë në atë që mund të duket Samsung Galaxy S30.

Mendohet se Samsung Galaxy S30 do të vije i pajisur me një ekran 6.3 inç, 120Hz, Dynamic AMOLED, një sistem të gjeneratës tjetër Qualcomm Snapdragon 875 në një çip (SoC), deri në 16 GB RAM, një bateri të madhe 5,000 mAh, lidhje të rrjetit 5G dhe një sistem kamerash me katër kamera të pasme me sensorin Time of Flight (ToF).

Epo, nëse Galaxy S30 e pajisë këtë smartphone me këto specifika, siç përshkruhet në këtë koncept, atëherë iPhone 12, si dhe rivalët e tjerë të Samsung, do të kenë një konkurrencë mjaft serioze.Telegrafi

Në ditë e ardhshme shpresojmë të mësojmë më shumë rreth Samsung Galaxy S30 dhe Apple iPhone 12, sepse flitet se të dy këta telefona të mençur do të vijnë me performanca të jashtëzakonshme.