Iran, nga COVID-19 deri tani kanë vdekur 7.627 persona
BKT
   Bota

Iran, nga COVID-19 deri tani kanë vdekur 7.627 persona

Deri më tani janë shëruar 112.988 persona, ndërkohë që 2.543 pacientë janë në gjendje kritike.

Irani ka raportuar 63 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 7.564 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vend pozitivë kanë rezultuar 2.258 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 143.849.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 112.988 persona, ndërkohë që 2.543 pacientë janë në gjendje kritike.

Ai gjithashtu shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë bërë 876.492 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.