14:37 / 28.05.2020
Bangladesh, mbi 2.000 raste të reja me COVID-19
Drejtoresha në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasima Sultana tha se numri i vdekjeve në vend ka shkuar në 559 pasi 15 persona tjerë ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit.
Bangladeshi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.029 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 40.321 numrin e rasteve me virus, transmeton Anadolu Agency.
Në një konferencë për media, drejtoresha në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasima Sultana tha se numri i vdekjeve në vend ka shkuar në 559 pasi 15 persona tjerë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit.
Drejtoria e Shëndetësisë kreu 9.310 teste në brenda një dite.
Sultana tha se rreth 500 persona tjerë janë shëruar duke arritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 8.425.























