Japoni, ish-perandori kthehet në pallat për të vizituar laboratorin
Ish-perandori Akihito u pa duke mbajtur maskë derisa po shkonte për të vizituar laboratorin në pallatin perandorak, ku kreu kërkime.
Ish-perandori i Japonisë, Akihito është kthyer sot në pallat për një vizitë të shkurtër për herë të parë pasi u transferua në rezidencën e tij të re në mars, transmeton Anadolu Agency.
Akihito, 86 vjeç, bëri një vizitë në Institutin për kërkime biologjike brenda pallatit perandorak, ku ai kishte kryer kërkime për dekada, raportoi agjencia lokale Kyodo News.
Hulumtimi i tij është përqendruar tek peshku "goby".
Ish-perandori dhe gruaja e tij ish-perandorja Michiko, 85 vjeç, u larguan nga pallati perandorak pasi Akihito u abdikua më 30 prill të vitit të kaluar, që njëherësh është monarku i parë që e bëri këtë në 200 vjet në historinë perandorake të Japonisë.
Akihito ishte perandor për 30 vjet dhe jetoi në pallat për 26 vjet, kur ia trashëgoi pasardhësit të tij dhe djalit Naruhito, 60 vjeç.
Ish-perandori tani jeton në rezidencën perandorake Takanawa në Minato Ward të Tokios.
Perandori Naruhito dhe familja e tij aktualisht jetojnë në rezidencën perandorake Akasaka.
Monarkët kanë shmangur publikun për shkak të pandemisë COVID-19 ndërsa vizita e parë erdhi pasi qeveria japoneze hoqi të hënën gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio.
Akihito u pa me maskë kur u largua nga vendbanimi i tij rreth orës 10 të mëngjesit (01:00 sipas orës së Evropës Qendrore). Ai kaloi rreth 90 minuta në laborator.
Japonia ka raportuar 16.651 raste me COVID-19 dhe 858 vdekje.























