Rikthehet kronavirusi, ky shtet detyrohet të rimbyll shkollat
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 ka rikthyer frikën në shumë shtete. E tillë është edhe Koreja e Jugut e cila është detyruar të mbyll shkollat për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.
Ditën e djeshme, janë shënuar 79 raste të reja, numër më i lartë ky që nga 5 prilli.
“Kemi vendosur për të shtrënguar masat e karantinës në Seul për dy javët e ardhshme. Ftojmë qytetarët që të shmangin grumbullimet dhe të mos shkojnë në bare apo restorante”, tha ministri i Shëndetësisë Park Neung-hoo,
Ai shtoi se nëse në 7 ditët në vijim do të regjistrohen më shumë se 50 raste në ditë, atëherë Koreja e Jugut do t’i rikthehet plotësisht karantinës.
Distancimi social në Korenë e Jugut është lehtësuar javët e fundit, me muzeumet dhe kishat që janë hapur. Gjithashtu, disa sporte si futbolli dhe bejsbolli kanë nisur sezonin e ri, edhe pse pa tifozë. Edhe nxënësit janë kthyer në shkolla këtë javë.























